Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama shkarkon Zef Mazin/ Ndërron profil ministria e Shtetit, kush do ta drejtojë

Rama shkarkon Zef Mazin/ Ndërron profil ministria e Shtetit, kush do ta

Zef Mazi nuk do të jetë më kryenegociatori i Shqipërisë. Pas çeljes së negociatave, kryeministri Edi Rama ka vendosur që kryenegociatore dhe ministre Shteti të jetë Majlinda Dhuka.

Ai bën me dije se kjo ministri do të ndërrojë profil dhe tashmë do të jetë në funksion të negociatave, ndërsa deri më tani ishte për rindërtimin. Rama thotë se Dhuka përfaqëson një profil të lartë teknik.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit”, thotë Rama.

Rama shkarkon Zef Mazin/ Ndërron profil ministria e Shtetit, kush do ta

Të fundit