Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama shpërblen Ballukun, e vendos në krye të monitorimit të admnistratës gjatë zgjedhjeve

Rama shpërblen Ballukun, e vendos në krye të monitorimit të

Shpërblimet e qeverisë për admnistratën vijojnë, këtë herë me kabinetin qeveritar. Zv.kryeministrja Belinda Balluku është shpërblyer nga kreu i qeverisë me një post që lidhet me zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja njoftoi ngritjen e një task force që sipas tij do të monitorojë socialistët të mos keqpërdorin administratën publiek gjatë zgjedhjeve të 14 majit.

E këtë task forcë do ta drejtojë pikërisht Belinda Balluku. Sipas Manjës, detyra e Ballukut është të monitorojë përdorimin e burimeve njerëzore dhe damnistratës gjatë zgjedhjeve të 14 majit. 

“Kemi ngritur një task forcë për përdorimin e administratës publike dhe përdorimin e burimeve njerëzore dhe infrastrukturës gjatë procesit zgjedhor. Do e kryesojë zv/kryeministrja. Është një masë shtesë që merr qeveria shqiptare në drejtim të garantimit të procesit zgjedhor të 14 Majit të vitit 2023”, deklaroi Manja.

Supozohet që zv.kryeministrja, për të cilën janë hedhur jo rrallë herë akuza me fakte për keqpërdorim fondesh dhe tenderash, të bëjë transparencë me administratën e qeverisë.

Të fundit