Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama s’i ndal ironitë për PD-në: Kujdes bravat, ruajuni nga çelësat që të ngelen në derë

Rama s’i ndal ironitë për PD-në: Kujdes bravat, ruajuni nga

Kryeministri Edi Rama ishte në fshatin Bubq të Fushë Krujës, ndërsa dhjetëra banorëve u janë dorëzuar çelësat e shtëpive të rindërtuara pasi u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gjatë fjalës që tij para banorëve të zonës, Rama nuk i kurseu sërish ‘thumbat’ për situatën në Partinë Demokratike.

Sipas Ramës, kushdo që të ketë problem me bravat lë të bëhet socialist.

“Ky proces nuk ngarkon familjes me asnjë qindarke për kredi sado te bute, por janë 100 % falas me titull pronësie në hipotekë ku secili mund të bëjë ç'të dojë.

Por duke pasur parasysh zhvillimet e kohëve të fundi, kujdes bravat, ruajuni nga ndërrimi i bravave nga bllokimi i bravave. Kujdes nga çelësat që të ngelen në derë. Unë ju uroj shëndet dhe ky nuk është program për socialistët , por për shqiptarët dhe shqiptarët janë njësoj kur bëhet fjalë për shërbimet. Dhe sa na takon ne të gjitha bravat janë të sigurta. 

Sëmundja që i ka zënë demokratët me bravat nuk është probleme i qeverisë. Kushdo që nuk do të ketë problem me bravat lë të bëhet socialist”, tha Rama .

Të fundit