Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama takim me Antony Blinken në SHBA, caktohet data

Rama takim me Antony Blinken në SHBA, caktohet data

Kryeministri Edi Rama do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Takimi do të zhvillohet në SHBA me ftesë të Blinken më 15 shkurt.

Kryeministri do të udhëtojë drejt SHBA në kuadër të nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillimit të sigurimit të OKB.

Rama u takua për herë të parë me Blinken në muajin qershor në Bruksel, ku nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G.

Nuk dihet se cili do të jetë fokusi i bisedimeve mes Ramës dhe Blinken. Kujtojmë që disa ditë më parë kryeministri paralajmëroi se "në ditët në vijim do të dëgjoni diçka që do të ishte e pabesueshme për rolin e Shqipërisë".

Rama tha se Shqipëria është në një pozicion në politikën e jashtme që nuk e ka pasur asnjëherë.

Të fundit