Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama takon distributorin e Sinovac në Turqi: Diskutuam për ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri

Rama takon distributorin e Sinovac në Turqi: Diskutuam për

Kryeministri Edi Rama është takuar gjatë vizitës në Turqi me Canturk Alagöz, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac.

Krahas fotos së publikuar me Alagöz, Rama shkruan se kanë diskutuar për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike.

PHOTO OF THE DAY

I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike... Të shohim”, shkruan Rama.

 

Të fundit