Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama thirrje për njohjen e pavarësisë: Asambleja e OKB-së nuk do të jetë e plotë pa Kosovën

Rama thirrje për njohjen e pavarësisë: Asambleja e OKB-së

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për njohjen e Kosovës në Asambleja e Kombeve të Bashkuara.

Gjatë fjalës që mbajti, Rama tha se kjo Asamble nuk do të jetë e plotë pa Republikën e Kosovës, ndërsa shtoi se mbështet si alternativë të vetme dialogun e Kosovës me Serbinë për njohjen e ndërsjellë.



Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një nga shtet e rajonit tona, Republikën e Kosovës. Me keni dëgjuar më shumë sesa njëherë të bëj thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Nuk është opsesion dhe as diçka për ta thënë për kauzën, është ftesë për të njohur realitetet e reja. Në Ballkanin perëndimor një shtet i ri lindi.

Kjo punë duhet të përfundohet dhe dua ta përsëris këtë thirrje. Realiteti na ka treguar se ne, kosovarëve, serbëve dhe gjithë ballkanasve evropianëve dhe kujtdo se një Kosovë e pavarur dhe sovrane është një realitet prej 13 vitesh.

Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Çdo ditë pa një marrëveshje është një ditë e humbur. E them me bindje absolute, vetëm maturia do ta lejojë Serbinë të heqë barrën e së shkuarës.”, tha Rama.

 

Të fundit