Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘thumba’ BE-së: E padrejtë që popujt në mes të Evropës të numërojnë vaksinat, Serbia ia doli se iu drejtua Kinës

Rama ‘thumba’ BE-së: E padrejtë që popujt në mes

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish BE-në lidhur me qëndrimet dhe politikat e ndjekura për furnizimet me vaksinat anti-Covid.

Nga Rinsi në pritje të 7020 dozave të tjera të vaksinave nga Pfizer, Rama thotë se mungesa e tyre nuk është problem fondesh, ndërsa kritikoi BE duke thënë se është padrejtë që popujt në mes të Europës të rrinë të numërojnë sa vaksina u bënë në Greqi, Itali apo diku tjetër.

“Atyre që nguten të japin mend për diçka që nuk ia kanë idenë se çështje, nuk është problem fondesh. Nuk është një treg që pret që blerësit të shkojnë dhe ta marrin, nuk është çështje vendesh të pasura apo të varfra sepse nuk jemi në vendet e pasura dhe kemi kontratë.

Dje, Vucic shkoi në kufirin në Maqedoninë e Veriut me 4 mijë doza Pfizer për ti dhënë mundësi që të fillojë atë që kemi nisur më parë dhe nuk ka kontratë me Pfier dhe pret lëvrim të vaksinës kineze, ashtu sikundër në rajonin tonë që nuk e kanë ende mundësinë të nisin vaksinimin dhe nuk kanë në horizont asgjë konkrete për fat të keq dhe për turpin e më të mëdhenjve dhe më të pasurve të këtij planeti, që mos të më fusni në sherre të padobishme me BE që mbetet pika jonë e referimit, e në një hall të madh. Tani kur të gjithë po e thonë, që thashë që në krye të herës, duke parë faktet jo për të dalë kundër BE, por për të thënë një të vërtetë të hidhur e të qartë se është krejt e padrejtë që popujt në këtë zonë në mes të Europës të rrinë të numërojnë sa vaksina u bënë në Greqi, Itali, ndërkohë që vet presin të bëjnë vaksinën e parë sic është rasti i Shqipërisë duan të bëhen më shumë vaksinime apo të shohim si Serbia bën mijëra vaksinime me vaksinë kineze.

Serbia e ka bërë zgjedhjen e vet, por është në mes të Europës. Nëse i është drejtuar Kinës në atë konjukturë që Serbia, do ishte njësoj si ne. Kemi bërë maksimumin”, thotë Rama.

Të fundit