Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘thumbon’ PD-në: Qeveria ofron banesa, PD vetëm brava

Rama ‘thumbon’ PD-në: Qeveria ofron banesa, PD vetëm brava

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në dhurimin e 522 banesave në qytetin e Laçit për familjet që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në fjalën e tij, Rama nuk ngurroi edhe të ironizojë Partinë Demokratike, e cila prej muajsh është në krizë të thellë, duke thënë se qeveria ofron banesa, ndërsa PD, vetëm brava.

“Ja ku jemi sot këtu dhe këtë lagje, e keni ju e ndryshe nga lagjet e Tiranës që janë me këto standarde dhe që kushtojnë shumë shtrenjtë, këto shtëpi dhe ato që kishin njësi shërbimi më parë do të jenë falas, me dokumente pronësie e duke qenë se këtu ju votoni masivisht atë partinë tjetër do të bëni kujdes se mos iu ndërrojnë bravën.

Ajo partia e shumicës këtu, aman ngrini dy gishtat se më mori malli. Këtu është shembulli që rindërtimi është bërë për të gjithë familjet shqiptare të prekura nga tërmeti. Për të gjithë ata që mund të kenë dëshirë të bëjnë fotografi me mua kur vij këtu” tha Rama.  

 

Të fundit