Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tregon kur do rriten pagat e deputetëve

Rama tregon kur do rriten pagat e deputetëve

Kryeministri Edi Rama sqaroi se pagat e deputetëve dhe qeverisë do të rriten kur të rriten të gjithë pagat e tjera.

Nga Kukësi ku mbajti takimin e radhës elektoral, Rama tha se deputetët duan t’i rrisin tani, por është bllokuar për disa javë.

Unë kam pasur një debat, ligji është në parlament. Qeverisë dhe deputetëve duhet t’iu rriten pagat të fundit fare, domethënë vitin tjetër kur të mbarojë rritja për të gjithë, edhe deputetëve, edhe qeverisë le t’i rriten pagat. Deputetët duan t’i rrisin tani dhe është bllokuar për disa javë kjo punë sepse duan të më bindin mua. Ose pastaj nuk e di çfarë do të ndodhë, por kjo është arsyeja.

Ama, të gjithë duhet ta dinë që edhe nëse rritja e pagave bëhet në maj, edhe nëse bëhet në qershor, të gjithë pagat do t’i marrin me gjithë prillin dhe me gjithë majin,” – u shpreh Rama.

 

Të fundit