Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tregon pse renditi Majkon e Xhafajn në ‘zonën e ftohtë’ në listën e PS: Kemi një qasje të re

Rama tregon pse renditi Majkon e Xhafajn në ‘zonën e

Kryeministri Edi Rama ka komentuar listat e PS, konkretisht për qarkun e Tiranës, kur ra në sy se përtej zonës së sigurt janë renditur ish ministri Fatmir Xhafaj në vendin e 23, ish ministrja e Mbrojtjes në 21 apo ministri i Diasporës Pandeli Majo në vendin e 19.

I ftuar në ‘Real Story’, Rama thotë se PS ka një strategji të re për të siguruar një fitore në skuadër.

Sepse një skuadër ndërtohet në bazë të një analize për të fituar një ndeshje. Nuk është një rreshtim i  vlerave të krijuara në të shkuarën e deri më sot, por reshtim i forcave në fushë për të përballuar këtë ndeshje. Ne kemi një strategji të re në shumë aspekte dhe qasje të re.

Nuk janë etiketa, Luljeta Bozo nuk është etiketë, është personalitet që i flet shoqërisë që rezonin me shoqërinë dhe që do përfaqësojë në parlament për herë të parë pensionistët. Është kompliment për mua e PS që një zonjë e tillë ka besim për tu bërë pjesë e kësaj skuadre. Po ashtu edhe për Najda Como, nuk është etiketë, por personalitet.

Majko është i 19-ti sepse ka 30 vjet që është në vijën e parë të PS dhe unë, Ruci nuk mund të rrimë në majë e ta shohim nga lart çfarë ndodh aty ku është objektivi. Aty është balli i përballjes me kundërshtarin. E kam seriozisht kur them se na duhet sa më shumë njerëz që partia tu ngjajë atyre e jo njerëz që tu ngjajë partisë pasi fosilizohet”, u shpreh Rama.

Të fundit