Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tregon pse u mbyllën universitetet dhe se kur mund të hapen sërish

Rama tregon pse u mbyllën universitetet dhe se kur mund të hapen

Në bashkëbisedimin 'live' me portalin studentor në Instagram kryeministri Edi Rama ka treguar pse u mor vendimi për të mbyllur universitetet. Ai tha se kjo është një strategji që është ndjekur edhe në shtete të tjera, ndërsa shtoi se universitetet janë konsideruar vatra me koeficent të madh rreziku

"Nuk është një pyetje që vjen vetëm këtu. Bëhet kudo. Duke qenë i detyruar që nga kjo kohë të bëhem student, të leximit e të mësimit sa më shumë gjërave, jo për të zëvendësuar ekspertët por për të ditur cfarë duhet të them, kudo është ndjekur e njëjta strategji dhe është vepruar kështu", u shpreh Rama.

Ky i fundit i është përgjigjur pyetjes se kur do të hapen universitetet, duke theksuar se koha që po jetojmë nuk të lejon të bësh parashikime. Ai theksoi se vendimi për ti mbyllur ato është marrë vetëm disa ditë para se të hynte në fuqi.

"Nuk jemi në një situatë normale kur vendimet duhet të lajmërohen shumë kohë më përpara. Faktikisht vendimi është marrë pak ditë para se të hynte në fuqi por siç mund të themi këtë duhet të themi edhe tjetrën se është e kotë të bëjnë spekulime se deri kur do qëndrojë kështu situata", u shpreh Rama.

Të fundit