Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama, Vuçiç dhe Dimitrov takohen me Aleksandër Soros në Serbi

Rama, Vuçiç dhe Dimitrov takohen me Aleksandër Soros në
Pamje nga takimi

Kryeministri Edi Rama është në Serbi për shkak të takimeve në kuadër të nismës "Open Balkan". Ai së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov janë takuar me Aleksandër Soros, djalin e filantropit të njohur amerikan George Soros.

Në media ka qarkulluar një foto nga takimi i tyre, por nuk ka një prononcim nga liderët lidhur me atë çka është diskutuar. George Soros ka raporte të mira me kryeministrin Edi Rama, dhe jo të pakta kanë qenë akuzat dhe teoritë që Rama është ndihmuar politikisht nga fondacionet e Sorosit.

Kujtojmë që takimi i radhës në kuadër të "Open Balkan" do të zhvillohet në Tiranë në fund të muajit dhjetor. Dimitrov, i cili zëvendësoi në takim Zoran Zaevin pasi ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk do të largohet nga kjo nismë.

"Open Balkan" është refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja. Ndërkohë kryeministri Rama "e shet" si iniciativë të suksesshme për zhvillimin e vendit dhe qytetarët.

Të fundit