Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama zbardh bisedën me Lavrov: Askush s’e mendonte se Putin do tentonte agresionin ndaj Ukrainës

Rama zbardh bisedën me Lavrov: Askush s’e mendonte se Putin do

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur bisedën me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov në 2018-ën kur Shqipëria mori kryesimin e OSBE-së.

Duke folur në Opinion, Rama kujton se ai ka shkuar në zonën e konfliktit ku ndahen dy anët mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Kur patëm presidencën e OSBE ishte një situatë e tensionuar. Shkuam në zonën e konfliktit ku ndahen dy anët dhe ku fillon zona e atyre të ashtuquajtur dy republika të saponjohura nga Putin dhe ishte një situatë si në filmat e Hollivudit pas apokalipsit, situatë surreale”, tha Rama.

I pyetur se çfarë diskutoi në cilësinë e kreut të OSBE me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov lidhur me çështjen e Ukrainës, Rama tha se Rusia ka patur një pezmatim të madh në raport me Ukrainën.

Me të pata një bisedë të gjatë dhe jo vetëm në atë bisedë ka qenë e qartë se Rusia ka patur një pezmatim të madh në raport me Ukrainën dhe sjellja e Perëndimit, marrëveshjet e Miskut, disa pretendime sipas tyre të adresuara nga Perëndimi dhe të panegociueshme sipas tyre në raport me ata vetë.

Nuk them se e kam ndjerë këtë që erdhi, vec shërbimit inteligjent amerikan nuk kishte bindjen që Putin do tentonte një agresion frontal dhe një pushtim të Ukrainës”, tha Rama.

Të fundit