Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Kosova duhet të lëvizte lirisht prej disa vitesh, turp për BE-në që nuk mban fjalën!

Rama: Kosova duhet të lëvizte lirisht prej disa vitesh, turp

Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar sërish Bashkimin Evropian se nuk mban fjalën për si për liberalizimin e vizave si për Kosovën, ashtu edhe për fillimin e negociatave me Shqipërinë.

Gjatë një bashkëbisedimi me studentët në Kosovë, Rama tha se BE nuk e mban fjalën dhe kjo për shkak të interesave të brendshme të saj dhe jo se Kosova dhe Shqipëria nuk i përmbushin ‘detyrat e shtëpisë’.

Sipas Ramës, rruga e vetme për të dalë nga inercia e riprodhimit të historisë është nisma ‘Ballkani i hapur’, nismë që Kosova ka refuzuar të marrë pjesë. 

Rama: E besoj 100% që rruga e vetme për të dalë nga inercia e riprodhimit të historisë është Ballkani i Hapur për ne, si pjesë komplementare në rrugën e BE që nuk varet nga ne.

Kosova duhet të lëvizte lirisht prej disa vitesh pa viza. Jeni i vetmi komunitet në Europë me viza dhe që aleanca euroatlantike e ka çliruar nga një diktaturë etnike. Është absurde.

Ju jetoni në shtet sovran dhe nuk lëvizni dot lirshëm se BE nuk mban fjalën. Nuk ka lidhje nga ato që thonë sot me të drejtën tuaj për të lëvizur lirisht. I thanë Kosovës do bëni këto detyra dhe do ju liberalizojmë. I bëri Kosova, e thotë raporti i BE.

Më pas doli që duhet të bëni demarkacionin me Malin e Zi, se kuptoj çfarë lidhje kishte. U bë edhe ky, pse nuk i hoqën vizat?

Kanë liberalizuar vizat për 100 mln njerëz midis Ukrainës, Gjeorgjisë, këtu jo.

Është një turp, dhe nuk ju vjen turp për arsye të brendshme. Shqipëria duhet ti kishte fillmira negociatat dhe nuk fillon. Tani del historia e Bullgarisë, me veton nga RMV. E bëjnë se kanë arsye të politikës brendshme. BE është themeluar nga burra që kishin ideale dhe qëllime, sot udhëhiqet nga interesa lokale dhe nga sondazhet.

Për ne nuk ka rrugë tjetër, duhet ta bëjmë Shqipërinë e Kosovës shtete funksionale me standarde të BE. Jo se na i kërkon njeri, se kjo ajo që duhet t’ju kalojmë brezave tjerë.

Se kur na fusin ata kjo nuk varet nga ne. Ne të bëjmë maksimumi të zgjerohemi këtu, këtu nuk vjen BE e thotë mos fusni lëvizjet e lira të mallrave e kapitaleve.

Ku është problemi te procesi i Berlinit? kanë kaluar 8 vjet dhe në aspektin politika ka bërë shumë mirë se 6 përfaqësuesit e vendeve diskutojnë por nuk kemi parë ndonjë hekurudhë, procesi është shumë i ngadalë, varet nga mbledhjet që diskutojnë ata.  

Thonë po u bë kjo fiton Serbia? Fiton, por edhe ne. Impakti i lehtësimit të lëvizjes është me disa pikë përqindje të këtyre shteteve. Disa thonë se kjo e nënçmon ceshtjen strategjike të njohjes, jo është e kundërta.

Në një atmosferë ku bëhen manovra në ajër që të kujtojnë luftën është e vështirë të dialogësh se në një atmosferë ku një pjesë e shoqërisë bën biznes, turizëm.

Tensioni është më i ulët dhe kauza e njohjes kalon nga strategjia diplomatike. Në tavolinë arrin të fillosh të komunikosh, është tjetër me dikë që s’pranon të afrohet në tavolinë. Vëllain dhe fqinjin nuk e zgjedh.

Të fundit