Flash News

Ditari i Maxhorancës

Raporti i DASH për korrupsionin, Rama: Paska plasur peshku, është kopje e 1 viti më parë

Raporti i DASH për korrupsionin, Rama: Paska plasur peshku, është

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, sipas të cilit pavarësia e gjyqësorit, korrupsioni, pandëshkueshmëria, ishin disa nga problemet kryesore në Shqipëri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama i përgjigjet edhe opozitës lidhur me reagimet ndaj raportit, duke thënë se bëhet fjalë për një përmbajtje copy-paste i vitit të mëparshëm.

"Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit", shkruan Rama.

 

Të fundit