Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama indinjohet me raportin e PE: O është çmendur dhe korruptuar Europa, o ka diçka që nuk shkon...

Rama indinjohet me raportin e PE: O është çmendur dhe

Parlamenti Europian i ka kërkuar Shqipërisë të vendosë moratorium për procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore në zonat e mbrojtura.

Në raportin e miratuar së fundmi, eurodeputetët kërkojnë shfuqizimin e amendamenteve të vitit 2024 që lejojnë zhvillime turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura, duke argumentuar se ato dobësojnë mbikëqyrjen mjedisore.

Kryeministri Rama ka reaguar pas miratimit të raportit duke i cilësuar “të çmendur” dhe “të korruptuar” eurodeputetët, që sipas tij, kanë votuar një amendament që nuk ka lidhje me ndërtimin në zonat e mbrojtura.

Rama ka postuar dy amendamente, atë të miratuar nga PE, dhe një tjetër që sipas tij, është në favor të projekteve turistike në zonat e mbrojtura.

“Ja edhe PARLAMENTI EUROPIAN e ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit për Zvërnecin nga  “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë - Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, futën qorrazi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë.

Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Europa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamingove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamingove!

Në çdo rast flamingot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standarteve të Bashkimit Europian dhe ne do të vazhdojmë ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ndodhet shtëpia e Europës së Bashkuar”, shkruan Rama.

Të fundit