Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama flet pas përjashtimit të Lelit me SMS: Refuzoi dhe kaq!

Rama flet pas përjashtimit të Lelit me SMS: Refuzoi dhe kaq!

Kryeministri Edi Rama ka folur për mesazhin që u ka dërguar sot anëtarëve të asamblesë së PS, dega Vlorë ku kërkoi përjashtimin e kreut të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, pasi ky i fundit refuzoi të heq dorë nga drejtimi i bashkisë dhe të kandidojë si deputet në listat e PS.

I ftuar në ‘Real Story’, Rama tha se mesazhi i tij drejtuar PS në Vlorë ka qenë i thjeshtë dhe pa ekuivok, pasi Leli refuzoi të ishte pjesë e skuadrës  

“S’ka patur asnjë letër. Ka qenë një mesazh që kam dërguar. I thjeshtë dhe pa ekuivok. Dritan Leli, refuzoi dhe kaq.

Nuk ka asnjë ndëshkim dhe nuk përbën problem që duhet të marrim minuta për publikun. Është çështje e brendshme jona. Është skuadër që do të fitojë një ndeshje. Kush s’është gati nuk meriton të jetë në skuadër”, tha Rama.

 

Të fundit