Flash News

Ditari i Maxhorancës

Refuzoi vendin e 11-të në listë, reagon Alket Hyseni: Kishte vend për mua, çfarë i thashë Ramës

Refuzoi vendin e 11-të në listë, reagon Alket Hyseni: Kishte vend

Deputeti i PS, Alket Hyseni u rendit i 11-ti në listën e PS për qarkun e Vlorës.

I renditur në këtë pozicion, duket se shkaktoi pakënaqësi për Hysenin, i cili një ditë më pas hoqi dorë nga kandidimi.

I ftuar në “Real Story”, në “News24” ka treguar pse mori këtë vendim dhe çfarë diskutoi me kryeministrin Edi Rama.

 “PS është një ekip i madh që do të mbështesim këtë skuadër fituese.

Kishte vend për mua, por të jesh në listën e PS është nder dhe privilegj. Të jesh në Kuvendin e Shqipërisë është nderë për këdo, pavarësisht se kohët e fundit na solli opozita dytësorë, nuk janë ata që përfaqësojnë. Të jesh deputet i PS, në Kuvend është privilegj. Të jesh deputet në Vlorë është e treta privilegj.

Nuk është çështje pranimi, e kam falënderuar kryeministrin, i kam kërkuar ta jap kontributin tim ashtu siç e kam dhënë para 2017. Historiku im në PS nuk nisi si deputet dhe s’do të mbarojë si deputet. Familja ime është PS, jam rritur atje. Ishte janar i ‘92-it ku shumë kishin marrë drejtim djathtas, në shkollën tonë u krijua FRESSH. Kam vijuar dhe me shumë beteja, konkurrime në PS, jo shpeshherë jo perfektë PS, por kjo familja e madhe më ka hapur dyert, shumë të tjerëve. Na ka dhënë mundësi ë të japim kontributin tonë për këtë vend. Atë që se bëjmë vetëm nëpërmjet partive politike ne kontribuojmë në këtë vend”, tha Hyseni.

 

Të fundit