Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Taksat e naftës nuk do të hiqen! S’ka protestë që e zhbën. Funksionarët kompensohen me 50%

Rama: Taksat e naftës nuk do të hiqen! S’ka protestë

Kryeministri Edi Rama do të prezantojë sot Paketën e Rezistencën Sociale ndaj pasojave të krizës globale, si edhe pasojave të luftës në Ukrainë mbi çmimet.

Rama u ndal te protesta e qytetarëve e cila ka nisur prej katër ditësh kundër çmimeve të larta jo vetëm per naftën, por edhe për produktet e tjera.

Rama u shpreh se taksat e naftës nuk do të ulen duke theksuar se nuk ka asnjë protestë dhe bllokim rrugës, që mund ta ndryshojë. Kryeministri tha se mosheqja e taksës së naftës i jep mundësi çmimit të energjisë të mbetet i pandryshuar. Rama tha se do qeveria duke filluar nga ministrat deri tek ai, do të paguaje vetëm 50% të nevojave për naftë.

“Më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend në NATO që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë. Vetëm luftën kishim mangët pas tërmetit dhe pandemisë, bashkë me çmimin e energjisë. Mesa kuptoj jo të gjithë, e dinë se çfarë do të thotë. Taksa e naftës nuk do të hiqen. Dhe këtë nuk ka protest dhe dritë iphon-i dhe bllokim rrugës dhe goma X5 që e zhbën.Taksa e naftës nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet. Ky është thelbi dhe morali i kësaj zgjedhjeje. Do ta fusin mirë në kokë ata që flasin pa u informuar. Qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve të zakonshme për naftë për të gjithë funksionarët publikë, duke filluar që nga unë, që nga ministrat, e drejtuesit e administratës pjesën tjetër lë ta paguajnë nga xhepi”, u shpreh Rama.

Të fundit