Flash News

Ditari i Maxhorancës

Revolta për rritjen e çmimeve, Rama: Brenda 48 orësh do kemi skenarë të përballimit të krizës

Revolta për rritjen e çmimeve, Rama: Brenda 48 orësh do kemi

Në ditën e dytë të protestës kundër rritjes së çmimeve, e ndërsa poshtë zyrës së tij protestohej, kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria do të prezantojë gjatë 48 orëve të ardhshme planin kombëtar  për të normalizuar çmimet e rritura në tërësi si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai bëri të ditur se brenda 48 orësh do të krijohet një bord kombëtar i administrimit të karburantit ku së bashku me furnizuesit do të përcaktohen çmimet e kontrolluara të naftës.

Rama: Dëgjoj individë që flasin në emër të popullit. nuk kam asnjë problem me këto se komunizmi ka rënë prej 30 vitesh dhe nuk ka gjasë të kthehet më.

Kur më shajnë hajdutë shoh një hajdut që shan se kush shan pa prova ose e ka bërë vete, ose është gati ta bëjë vetë. Nuk jam përkulur kurrë për të futur dorën në xhepin e askujt në jetën time.

Nuk janë problem ulërimat, sharjet e mallkimet, në situata të tilla problemi themelor është bashkimi.

I kam ndjekur me vëmendje reagimet tuaja që pas konferencës pardje kur folëm më shifra për fillimin e krizës energjetike dhe masat për mos rritjen e çmimit. Cmimi i naftës vijoi të ngrihet duke rritur valën e shqetësimit.

Problemi është te rëndësia e madhe që ka bashkimi në situatë të tillë.

Disa kanë bërë ironi, nuk është tallje. Nëse do isha rehatinë time nuk do isha në këtë detyrë. Nuk i pres me qetësi rritjet e cmimeve.

Nuk kemi fakte alternative. Problemi me energjinë e naftës është se kmi mjaftueshëm, por qeveria e shet jashtë. Kjo është premisë e gabuar. Nuk e kemi mjaftueshëm energjinë edhe kur jemi në kulmin e prodhimit.  Naftën jo e jo sepse nuk kemi naftë për duel apo benzië, kemi naftë të rëndë që shitet për bitum. Nëse nafta jonë do përdorej në makina, për një javë do t’i conte për skrap.

Ne e shesim energjinë në kohën me shi, pasi energjia nuk mbahet në dollap. E shesim lirë për këtë arsye se çmimi bie në vjeshtë se kërkesa është më e ulët. Në verë ne nuk kemi reshje dhe e blejmë reshje, në kohë thatësire çmimi është edhe më i lartë.

Nuk ndahemi te faktet, sepse kjo na ç’orienton. Kur fola për krizë nuk dinte njeri ide se së shpejti Europa do hyjë në luftë.

Edhe pse lufta e impaktoi çmimin e energjisë dhe thelloi krizën energjetike, çmimin enaftës e gazit ne themi se do e mbrojmë këtë cmim.

Qeveria po rri e tëra si të adresojë problemet e këtij vendi dhe të lehtësojë hallet e njerëzve. Rusia ka hyrë në luftë dhe cmimet po kërcejnë. Fakti është se qeveria financon nga të ardhurat e mbledhja e taksave.

Cmimi i energjisë është rritur në rajon, kemi bërë detyrën patjetër. Kjo qeveri si asnjë qeveri tjetër më parë, akuzohet për shumëcka, por kurrë për mospasjen e vëmendjes ndaj njerëzve, sidomos atyre në nevojë.

Energjia i prek të gjithë, edhe ata që nuk konsumojnë naftë. Duke mbrojtur çmimin e energjise i mbrojmë të gjithë. Nuk është mall në treg të liberalizuar si në Gjermani ku furnizuesit janë privatë. Naftë është mall në tregun e lirë ku shteti nuk ka lidhje që në 1990. Shteti nuk cakton cmimet e mallrave, por përvoja botërore tregojnë se shteti nuk imponon dot cmime në një ekonomi të lirë.

Pardje thashë se brenda javës do kemi skenarë për përballimin e situatës nga një luftë që nuk e di askush sa do zgjasë.

Rritja e çmimit të naftës, miellit nuk vjen se Shqipëria iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë, por vjen për të tërë njësoj kudo, edhe për vende që nuk i janë bashkuar sanksioneve, sic është Serbia. Rritja e cmimeve është pasojë e luftës.

Nëse do ishte receta hiq TVSH e taksën, do prisnim të na e sugjeronin nga tribuna, njerëz që nuk i bien lapsit kurrë? Do e kishim bërë, por nuk funksionon kështu. Ne hoqëm para shumë kohësh mbi bukën, rezultati asnjë ulje çmimi se dora e tregut të lirë nuk i lëviz cmimet sipas urdhrave të qeverisë.

Do ju dalim në mbrojtje njerëzve, nuk do rrimë duarkryq. Duhen disa orë për ti vënë gjërat bashkë, duhen planifikuar disa hapa. Brenda 48 orësh do themi konkretisht se cfarë do bëjmë për të adresuar këtë problematikë që e kuptojmë shumë mirë. Unë nuk fle, se për hir të detyrës njoh aq shumë shqiptarë që përballen me vështirësi. Askush nuk më jep mua leksione si jetojnë njerëzit se jetoj me problemet e tyre.

Do ndërhyjmë për të ndaluar cdo tendencë spekulimi për naftën, brenda 48 orësh me një akt normativ. Një bord kombëtar të administrimit të karburantit ku furnizuesit e karburantit do jenë në tavolinë me qeverinë, do flitet për cdo aspekt që nga rezervimi, e pika fundore e shitjes. Nuk do lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen cmime të pamiratuara më parë. Do caktohen masa drastike për furnizues që shkel bordin. Është dita për t’u ndarë por për të rezistuar.

Taksa më e lartë e karburanti? Nuk kemi taksë karboni të vecantë por e kemi në cmim. Kemi taksat më të ulëta në rajon për biznesin e vogël

Të fundit