Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rezoluta antikorrupsion/ PS voton Komisionin e Posaçëm në seancën e të enjtes

Rezoluta antikorrupsion/ PS voton Komisionin e Posaçëm në

Kuvendi miratoi të hënën vetëm me votat e mazhorancës një rezolutë të iniciuar nga kryeministri Edi Rama për reforma anti-korrupsion, që parashikon ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar.

Mazhoranca duket se nuk humb kohë, pasi në seancën e së enjtes, në pikën 7 të rendit të ditës së punimeve të Parlamentit parashikohet ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

“Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian””, thuhet në njoftimin zyrtar nga Kuvendi, ndërsa ngritja e Komisionit bëhet me shumicë të thjeshtë votash.

Nisma e Kryeministrit Edi Rama është interpretuar si një tentativë e tij për të vënën nën kontroll drejtësinë e re, institucionet e saj duke nisur me SPAK e GJKKO, përmes një Komisioni të Posaçëm parlamentar.

Sipas tekstit të rezolutës, synimi është që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës dhe llogarikërkues ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese, megjithatë krijohet paqartësi mbi institucionet dhe ligjet që do t'i nënshtrohen reformës.

Nisma e PS-së vjen në një kohë kur raportet e organizmave ndërkombëtare referojnë të dhëna se ka një rritje të perceptimit të korrupsionit dhe një rënie të vazhdueshme të efikasitetit të mekanizmave kundër korrupsionit në sektorin publik.

Të fundit