Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rezultatet në Shkodër, reagon Benet Beci

Rezultatet në Shkodër, reagon Benet Beci

Kandidati socialist Benet Beci për Shkodrën, ka fituar me afro 12 mijë vota diferencë përballë rivalit të tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.

Beci ka reaguar për herë të parë që pas zyrtarizimit të tij si kryetar i ri i Bashkisë së Shkodrës.

Mirënjohës ndaj secilit prej jush, për qytetarinë, seriozitetin e përkushtimin! Faleminderit nga zemra!”, ishte reagimi i shkurtër i Becit në Facebook.

Më herët, ishte kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, i cili reagoi pasi humbi zyrtarisht garën për drejtimin e qytetit për katër vitet e ardhshme..

 “Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, tha Spahia përmes një postimi në Facebook.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Beci grumbulloi gati 35.000 vota, ndërsa Spahia mbi 22.500 vota.

 

Të fundit