Flash News

Ditari i Opozitës

Rezultati në Shkodër, Bardh Spahia: U përdorën paratë e krimit, demokratët nuk na braktisën

Rezultati në Shkodër, Bardh Spahia:  U përdorën paratë

Bardh Spahia është shprehur se u përdorën paratë e krimit për të tjetërsuar rezultatin e votimeve në zgjedhjet e 14 Majit në bashkinë e Shkodrës. Ish-kryebashkiaku i kësaj zone tha se nuk janë braktisur nga demokratët dhe se votat e tyre janë aty.

Spahia humbi garën për bashkinë e Shkodrës përballë rivalit të Partisë Socialiste, Benet Beci. Kjo u konsiderua një disfatë e rëndë duke pasur parasysh që Shkodra ka qenë historikisht bastion i demokratëve.

"Ka thjesht dhe vetëm përfshirje të institucioneve, me paratë e krimit. Absolutisht jo, nuk na kanë braktisur votat e demokratëve, janë aty”, shtoi Spahia nga selia blu, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë të thirrur nga Berisha.

Të fundit