Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rindërtimi i "Sami Frashërit", Veliaj i përgjigjet Kryemadhit e Tabakut: PD-LSI nuk ndërtuan dot asnjë shkollë

Rindërtimi i "Sami Frashërit", Veliaj i përgjigjet
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas akuzave të  Monika Kryemadhit dhe Jorida Tabakut  lidhur me shkollën "Sami Frashëri", teksa ka publikuar një video nga punimet.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Veliaj thekson se akuzat e opozitës për “Sami Frashërin” lidhen me sikletin e tyre të përbashkët, se gjatë qeverisjes PD-LSI të Tiranës, nuk ndërtuan dot asnjë shkollë.

Kujtojmë se Tabaku prej ditësh ka publikuar pamje që tregonin se në shkollën "Sami Frashëri" ishin ndërprerë punimet, teksa theksonte se kjo ndëtesë nuk do të financohej nga fondi i BE por nga taksat e shqiptarëve.

Ndërkohë, Kryemadhi ka publikuar disa dokumente me prentendimin se Veliaj i ka ndryshuar pronësinë shkollës.

Postimi i plotë:

“Para se të mbërrijnë brigadieret e SHQUP-it për teatrin e ditës, ja Sami Frashëri sot!

Ua kuptoj hallin! S’bënë ASNJË shkollë të re si PD-LSI gjatë gjumit të përbashkët në Bashkinë e Tiranës. ASNJË! Siklet duhet të jetë të dalësh rrugëve me këtë turp që s’harrohet”, shkruan Veliaj.

Të fundit