Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Rindërtimi me hapin e breshkës", Ahmetaj replikon me Valterin në Kuvend: Projekti është unik, janë alokuar 32 miliardë lekë

"Rindërtimi me hapin e breshkës", Ahmetaj replikon me
Halit Valteri, Arben Ahmetaj

Deputeti Halit Valteri dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, kanë replikuar me njëri-tjetrin në seancën e sotme rreth ecurisë së procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në interpelancën e thirrur nga Valteri, Ahmetaj ka dhënë llogari mbi situatën e rindërtimit dhe mënyrën se si janë menaxhuar fondet.

“21894 përfitues e shumë të tjerë janë paguar gjatë këtij procesi”, ka thënë Ahmetaj, duke shtuar se Emiratet e Bashkuara kanë rënë dakord për marrëveshjen për 75 milion dollarë dhe 200 apartamente që do mbulojnë të gjithë zonën e Durrësit.

"Si sot një vit më parë Shqipëria provoi sinjalin shkatërimtar. Ky makth ishte vetëm shkëndija e parë e asaj që do vinte më pas. Më 26 nëntor bilanci ishte katastrofik. Mijëra njerëz u zhvendosën dhe humbën banesat e tyre.

I nderuar ministër shqiptarët preisn nga ju a keni një shifër, sa janë në çadra? Një dimër e kaluan në çadra. Sa fitojnë bonus qiraje dhe sa kohë do të jetë aktiv? Kemi punime me hapin e breshkës. Sa shtëpi private janë rindërtuar? A janë lëvruar fondet e konferencës së donatorëve? Kush është përgjegjësi i viktimave të pallateve që duhet të ishin shpallur të pabanueshme? A janë vënë lekët në zbatim të qytetarëve?", tha Valteri.

"Projekti i rindërtimit është unik. Nuk po them se gjërat bëhen perfekte por të garantoj se bëhen me përgjegjshëmëri dhe vëmendje maksimale. Sot 34 miliardë lekë nga të cilat janë alokuar 32 miliardë në 4 programe. Unë do ua lexoj programet 1 nga 1.

Kemi 28 miliardë lekë ose 280 milion dollarë. Në 2022 është edhe një 6 miliardë apo 6 milion dollarë. Kemi njësi zbatuese 4, ato janë ato që ktyejnë procedurat që nga vlerësimi te prokurimi dhe rindërtimi. Grantet e rikonstruksionit jepen me bazë ligjore. Unë kam të detajuar shumën për çdo bashki. 21894 përfitues janë paguar dhe 2837 janë në proces rivlerësimi. 9 shkolla janë në rindërim.

Sot fillojnë 2 pallate në Durrës e do të vazhdojnë, në Laç të gjithë ata që talleshin me të gjithë punën e qeverisë shqiptare dhe turke për pallatet kanë avancuar në mënyrë të shpejtë. Me Emiratet e Bashkuara kemi rënë dakord për marrëveshjen për 75 milion dollarë dhe për 200 apartamente që do mbulojnë të gjithë zonën  e Durrësit", tha Ahmetaj.

Të fundit