Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ripërtëritja e partisë me të rinj, a po ‘plaket’ PS? Rama: Rëndësi ka sa ndjehesh, jo sa shkruhet

Ripërtëritja e partisë me të rinj, a po ‘plaket’

Kryeministri Edi Rama ka folur nga selia rozë, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë të njoftuar dje.

Rama deklaroi se në fokus të PS-së, qëndron riaktivizimi i të rinjve si një mundësi që të kenë mbështetje dhe kthehen në aktivistë të punëve të veta. Rama shtoi se Kongresi i PS-së do të adresojë sfidat e qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

“Rrjeti rinor të PS dhe përtej saj, një rrjet vullnetarizmi, qytetarie progresive në funksion të komunitetit dhe sigurisht ku ne dëshirojmë të ndërveprojmë më të rinjtë dhe tu japim mundësinë që të kenë një mbështetje që të kthehen në aktivistë dhe njerëz të interesuar përtej punëve të veta. Ngjarja e kongresit të PS që do të adresojë sfidat e përbashkëta të qeverisë për 4 vitet që vijnë”, tha Rama.

I pyetur nëse PS-ja po plaket që tashmë fokusi do të jetë aktivizimi i të rinjve në politikë, Rama u përgjigj se ripërtëritja ka qenë gjithmonë e socialistëve. “Të gjithë jemi duke u plakur por në fund të ditës nuk ka rëndësi sa të shkruhet mosha por se sa ndihesh. Gjithmonë ripërtëritja dhe organizimet kanë qenë të PS”, deklaroi Rama.

Të fundit