Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rreziku i pushtimit të Ukrainës, Xhaçka thirrje Rusisë: De-përshkallëzo tensionet!

Rreziku i pushtimit të Ukrainës, Xhaçka thirrje Rusisë:

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka bërë thirrje që Rusia të de-përshkallëzojë tensionet në kufi me Ukrainën dhe që situate të zgjidhet në mënyrë diplomatike. Përmes një statusi në Tëitter, ministria e Jashtme ka rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës.

“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të riafirmojmë edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë që Rusia të de-përshkallëzojë dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, thotë ministria.

Më herët Shqipëria dhe Kosova iu kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të largohen nga Ukraina. Rusia ka vendosur rreth 130 mijë trupa ushtarakë në kufi të Ukrainës, por mohon se ka në plan që ta pushtojë.

Të fundit