Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rrëzimi i Ligjit për Komisionet Hetimore, reagon PS: Opozita e sheh shpëtimin tek fija e kashtës

Rrëzimi i Ligjit për Komisionet Hetimore, reagon PS: Opozita e sheh

Vjen reagimi i parë nga maxhoranca socialiste për vendimin e sotëm të gjykatës kushtetuese, e cila pranoi pjesërisht kërkesën që u firmos nga 33 deputetë të opozitës për shfuqizimin e ligjit për Komisionet Hetimore. 

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Fela në një postim në rrjetet sociale shkruan se ligji për komisionet hetimore nuk është  gjetur antikushtetues. Ajo ironizon edhe qëndrimin e opozitës, e cila e cilësoi si fitore këtë vendim, duke thënë se e sheh shpëtimin edhe tek fija e kashtës.

"Një koment për “gjysma gjelët” e politikës që gjejnë fitore dhe aty ku ato nuk ekzistojnẽ.

Së pari, ligji për komisionet hetimore nuk është gjetur antikushtetues , nëse kështu, do duhet të ishte shfuqizuar po sot!

Dhe nuk kishte sesi, sa kohë që përshkrimi i objektit dhe i veprimit të komisioneve hetimore, i përmbahet mot à mot vendimeve të vetë kësaj gjykate në vite dhe sa kohë dhe vetë opozita pat propozuar të njëjtën gjë dhe asnjë germë më shumë!

Asnjë antikushtetueshmëri nga ana e Kuvendit në procedurën e shqyrtimit dhe miratimit të ndryshimeve të propozuara në ligjin e komisioneve hetimore! Ligji garanton transparencën e punës së komisioneve hetimore, sikurse po shihet edhe me dy komisionet hetimore në veprim.

Dyert e mbyllura nuk janë rregulli, por përjashtimi i nevojshëm ligjor dhe kjo është pranuar edhe nga Kushtetuesja, përndryshe i bie indirekt të rrëzoje edhe ligjin gjerman të komisioneve hetimore . Shkurt e qartë .. asgjë për t’u shënuar në këtë zheg vere nga një opozitë që e sheh shpëtimin edhe tek fija e kashtës", shkruan Felaj. 



 

Të fundit