Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rritja e çmimeve ‘mbush’ arkën e shtetit/ Ministrja: Ekonomia është rritur, papunësia ka rënë

Rritja e çmimeve ‘mbush’ arkën e shtetit/ Ministrja:

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj foli sot në një konferencë për mediat lidhur me rritjen e çmimeve ku iu referua edhe paketës mbështetëse për qytetarët.

Ibrahimaj pohoi se është duke u rishikuar buxheti për të parë edhe ato shtresa që do të mbështeten.

“Ne jemi në procesin e rishikimit të buxhetit dhe analizës së të dhënave dhe treguesve s ai përket konsumit dhe të ardhurave të familjeve. Në përfundim do të dalim me paketë për ato kategori biznesesh dhe individësh që kanë më shumë nevojë për mbështetje”, tha Ibrahimaj.

Teksa qytetarët ngrenë shqetësim rritjen e çmimeve të papërballueshme ne raport me pagat, ministrja tha se pavarësisht çmimeve të larta, ekonomia e vendit ka pësuar një rritje të ndjeshme në disa sektorë.

“Ekonomia shqiptare është rritur edhe pse janë rritur çmimet. Kjo rritje ka ardhur e bazuar në qarkullimin e sektorëve. Qarkullimi i sektorëve ka qenë 13.5%. Ecuria pozitive e të ardhurave është ndikuar nga performance më e mirë e mbledhjes së të ardhurave. Dua të ndalem te të dhënat e punësimit të cilat për muajin mars numri i vendeve të punës ka qenë 2% më i lartë se shifrat e vitit të kaluar. Në fund të muajit korrik do kemi një shifër të përditësuar. Papunësia për grupmoshën 15-vjeç e sipër ka ardhur në ulje”, u shpreh ministrja.

Lidhur me taksat e karburanteve, Ibrahimaj tha se në kriza ndryshimi i taksës për karburantin do të ishte i gabuar.

“Nuk ka pasur deklaratë për reduktimin e taksave të karburanteve, i qëndrojmë mendimit tonë që në kriza është politika më e gabuar ndryshimi i taksimit, paketa që pritet të dalë me rishikimin e aktit normativ, ka të bëjë me karburantin për peshkimin fermerët apo transportin që janë kategoritë më së shumti bazohen në konsumin e karburantit. S’ka pasur asnjë deklaratë dje për ndryshim të taksimit të karburanteve”, u shpreh Ibrahimaj.

Të fundit