Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rritja e viktimave dhe i infeksioneve, Rama tregon a do i rikthehemi një karantine të dytë

Rritja e viktimave dhe i infeksioneve, Rama tregon a do i rikthehemi një

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të një karantine të dytë për vendin, ndonëse numrat e viktimave dhe i rasteve të infeksionit janë në rritje.

I pyetur nga mediat, ndërsa ndodhet në Rinas në pritje të 1170 dozave të reja të vaksinave anti-covid nga kompania Pfizer, Rama tha se mbyllja nuk është zgjidhje, por të zbatojnë masat anti-covid.

Numrat e viktimave dhe infeksionet nuk janë numra që nuk i prisnim, është një firzamonikë. Hapesh dhe ekspozohesh më shumë, mbyllesh ekspozohesh më pak por përkohësisht. Duke u mbyllur virusi nuk ikën, por ekspozimi është më i vogël, por s’mund të rrimë mbyllur deri kur të ikë virusi. Strategjia është të ecim me kujdes duke u përpjekur që tu themi njerëzve që të bëjnë atë dreq detyre për zbatimin e masave të thjeshta.

Pse nuk e mban maskën, apo ishte ujë fiziologjik sic thoshte një analist. Do ju jap evidencën e antitrupave.

I kuptoj studentët që duan të kthehen në auditore, por po e shikon Komiteti Teknik për mundësinë për pak më shumë fleksibilitet për provimet që nuk bëhen dot online”, tha kryeministri.

 

Të fundit