Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sa e sinqertë t'u duk ftesa e Vuçiçit për Kosovën? Rama: Testohet vetëm nëse Kosova i bashkohet "Open Balkan"

Sa e sinqertë t'u duk ftesa e Vuçiçit për

Pas konferencës së përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, kryeministri Edi Rama ka dhënë një konferencë të posaçme për gazetarët shqiptarë.

Ai u pyet se  sa e sinqertë iu duket ftesa e presidentit Vuçiç ndaj Kosovës për t'u bërë pjesë e "Open Balkan". Rama tha se sinqeriteti do vërtetohet vetëm nëse Kosova përfshihet në këtë iniciativë.

"Sinqeriteti i të gjitha deklaratëve të liderëve apo politikanëve testohet në provën e realitetit. Sot presidenti i Serbisë më hapur se asnjëherë tjetër tha që mirëpret Kosovës njësoj si dy vendet e tjera në këtë nisëm.

Kjo deklaratë testohet vetëm nëse Kosova vjen në këtë nismë, a do të ketë pengesa apo s'do të ketë. Kjo është diçka që unë e kam thënë qysh në krye të herës dhe ajo që kam shpjeguar është që kjo nismë ka qenë domosdoshmëri kohë më parë se kur u lançua", tha Rama.

Duke iu referuar Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës, kryeministri tha se qëndrimi i tyre nuk mund të mbajë peng "Open Balkan".

Të fundit