Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sa vite burg rrezikon Arben Ahmetaj?

Sa vite burg rrezikon Arben Ahmetaj?

Prokuroria e Posaçme iu drejtua sot Kuvendit me kërkesë për t’i hequr mandatin e deputetit Arben Ahmetajt me qëllim hapjen rrugë të arrestimit të tij dhe ushtrimit të kontrollit personal dhe të banesës.

Në një njoftim zyrtar, SPAK bën të ditur se ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri socialist ka marrë cilësinë e personit nën hetim për disa akuza, më e rënda ajo e pastrimit të parave në kuadër të një hetimi të nisur në vitin 2022.

Por, sa vite burg rrezikon ish-ministri?

Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe nëse do të shpallej fajtor për këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg. 

Akuza e korrupsionit te zyrtarët e lartë është plot 12 vite burg nëse do të dënohej nga gjykata.

Ahmetaj akuzohet edhe në bazë të nenit 257 të Kodit Penal, për përfitim të paligjshëm të interesave që parashikon dënim deri në 4 vite burg.

Akuza e fundit është ajo e pastrimit të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal që për të cilën ish ministri rrezikon deri në 15 vite burg.

se veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.

Ish-zëvendëskryeministri i ka kundërshtuar veprimet e SPAK si në kundërshtim me ligjin.

Ai ka mohuar akuzat e SPAK dhe dha shpjegime për to disa javë më parë para hetuesve, në godinën e qelqtë të organit të hetimit.

Të fundit