Flash News

Ditari i Maxhorancës

Samiti i "Open Balkan"/ Qeveria mblidhet për nënshkruar marrëveshjen në fushën e veterinarisë, çfarë parashikon

Samiti i "Open Balkan"/ Qeveria mblidhet për nënshkruar

Qeveria është mbledhur mëngjesin e sotëm për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të nismës "Open Balkan".

Kjo është pjesë e marrëveshjeve që do të nënshkruhen më pas nga tre liderët, kryeministri Edi Rama, ai i MV Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha se bëhet fjalë për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, fidosanitare dhe sigurisë ushqimore. Ajo shtoi se përfitimi i Shqipërisë është hapja e eksportit për të gjitha produktet blegtoriale.

Sipas saj, qëllimi i kësaj marrëveshjeje është heqja e kostos që vjen nga njohja reciproke e laboratorëve, moscënimi i cilësisë dhe shkurtimi i kohës në pikat kufitare

"Nëshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, fidosanitare dhe sigurisë ushqimore në kuadër të iniciativës së "Ballkanit të Hapur" mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përfitimet për Shqipërinë synojnë që për herë të parë hapet eksporti për të gjitha produktet blegtoriale, duke respektuar mbrojtjen e territoreve mes vendeve të përfshira në këtë marrëveshje nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe në kafshë.

Njihen në mënyrë reciproke tashmë dhe laboratorët e akredituar dhe të autorizuar për herë të parë, duke i hequr një kosto për bizneset, shkurtimin e kohës në pikat kufiatre dhe moscënimin e cilësisë së produkteve.

Më 2022 ne kemi parashikuar buxhetin më të madh të mbështetjes, që shkon në 7.1 miliardë lekë. Qëllimi është rritja e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së fermerëve shqiptarë, që ato të dalin jo vetëm në treg, por edhe në tregjet rajonale", tha ministrja.

Të fundit