Flash News

Ditari i Maxhorancës

“S’dua t’i jap leksione Kurtit”, Rama për dinarin serb: Kosova duhet të vendosë komunikim me aleatët

“S’dua t’i jap leksione Kurtit”, Rama për dinarin

Kryeministri Edi Rama komentoi paralajmërimet e SHBA-së në lidhje me vendimin e Kosovës për dinarin serb.

Në një intervistë në ATV në Kosovë, Rama tha se kjo e fundit është në të drejtën e saj për ta zbatuar Kushtetutën edhe për dinarin, por që sipas tij patjetër që duhet të ketë koordinim me aleatët.

“Unë nuk dua të jap asnjë leksion për askënd, dua vetëm të them se nga njëra anë Kosova është në të drejtën e saj dhe duhet kuptuar dhe mbështetur nga të gjithë ata që e njohin si shtet kur përpiqet të zbatojë Kushtetutën e saj.

Kosova përmes autoriteteve që e përfaqësojnë duhet të vendosë komunikimin me aleatët tanë strategjikë mbi veprimin e pakoordinuar dhe mbi çdo hap që mund të krijojë situata, përplasje, krisje në raport me këta aleatë të pazëvendësueshëm”- tha Rama.

Kryeministri shqiptar thotë se Kosova ka bërë një hap domethënës me pranimin e Asociacionit që është në përputhje me ligjin.

Roli i politikës duhet të jetë që të kontribuojë me argumente të nevojshme ligjorë, e nuk duhet të ketë akuza nëse Asociacioni është tradhti. Kosova nuk duhet të duket se është palë joserioze në këtë rast”, tha Rama.

 

Të fundit