Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sfidoi Ramën për Bashkinë e Tiranës, Braçe: Synimit tim do i shkoj deri në fund

Sfidoi Ramën për Bashkinë e Tiranës, Braçe: Synimit

Deputeti socialist Erion Braçe ka konfirmuar publikisht ambicien e tij për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Tiranës, pasi e kishte shprehur më herët këtë synim në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Braçe thekson se kandidimi i tij është një vendim serioz dhe se do t’i shkojë deri në fund kësaj gare.

“Jo, nuk po tallem! E kam seriozisht dhe do t’i shkoj deri në fund, bashkë me ju!”, shkruan ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve mbi qëndrimin e tij.

Braçe falënderon mbështetësit për mesazhet dhe inkurajimin, ndërsa kërkon ndjesë për pamundësinë për t’u përgjigjur të gjithëve individualisht.

Ai thekson se kjo nuk është një ambicie personale, por një mundësi për të sjellë zhvillim për kryeqytetin.

“Nuk është ambicie personale dhe as interes i imi. Mendoj se kemi një mundësi shumë të madhe për ta zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, përfshirës, ku gjithsecili gjen të mirën e tij”, shprehet Braçe.

Reagimi: 

JOOO, NUK PO TALLEM!

E KAM SERIOZISHT E DO I SHKOJ DERI NE FUND

BASHKE ME JU!

Se pari e mbi te gjitha shume shume faleminderit per mesazhet, mbeshtetjen permes tyre, vleresimin po permes tyre, inkurajimin po permes tyre;

Ju jam shume shume mirenjohes!

E dyta, dua ti kerkoj ndjese secilit nder ju qe me keni shkruar e nuk i kam kthyer nje “FALEMINDERIT” pas; vecanerisht atyre qe me kane shkruar ne Messenger te Facebook, ne DM e Instagram; besoj qe atyre ne Whatsapp u jam pergjigjur te gjitheve.

Nderkohe, mes mesazheve pyetja me e perseritur eshte:

E KE SERIOZISHT APO PO TALLESH ME NJEREZIT?

Atehere dy gjera:

Nuk ka ndodhur kurre qe une te tallem me njerezit dhe nuk do te ndodhe ndonjehere me mua kjo.

POOO E KAM SERIOZISHT E DO TI SHKOJ DERI NE FUND BASHKE ME JU!

NUK ESHTE AMBICIE PERSONALE, NUK ESHTE INTERESI IM PERSONAL-jam teresisht i cliruar nga keto;

POR MENDOJ SE KEMI NJE MUNDESI SHUME TE MADHE PER TA ZHVILLUAR KETE QYTET NE NJE DIMENSION TE RI, PERFSHIRES E KU GJITHSECILI GJEN JO VETEN E TIJ, JO JETEN E TIJ POR TE MIREN E TIJ!

Pasi e shfaqi si ambicie brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës, Erion Braçe e shpreh publikisht.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Braçe thekson se e ka shumë seriozisht dhe do i shkojë deri në fund.

Ai theksoi se nuk është ambicie personale, por është një mundësi për të zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri.

Të fundit