Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Sheh rrushi-rrushin e piqet”, Rama: Hoqëm influencën nga administrata, kemi përballë një opozitë që s’të sfidon

“Sheh rrushi-rrushin e piqet”, Rama: Hoqëm influencën nga

Kryeministri Edi Rama ka ‘thumbuar’ sërish opozitën gjatë fjalës që mbajti në takimin e Këshillit koordinues të qarkut Tiranë.

Ndërsa hapi procesin për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të partisë në të gjitha baskitë, Rama tha u ndal edhe të zgjedhjet lokale të 2023, ku tha se PS duhet t’i fitojë, por edhe të vetëkorrigjohet pasi sipas tij ka përballë një opozitë që nuk të sfidon.

Vitin e ardhëm kemi zgjedhjet vendore dhe koha kalon shumë shpejt, u bë e zakonshme që ne të kemi në dorë gjëra të jashtëzakonshme por ndodhin dhe ne do të përballemi si tërmeti pandemia e tani lufta që nuk dihet si do të shkojë.

Ndërkohë zgjedhjet përsëri janë aty dhe duhet ti fitojmë dhe sigurisht që për ti fituat na duhet ët përsërisim gjithçka kemi bërë deri më tani dhe të shkojmë edhe më tej. Të ripërtërihemi e të përmirësohemi, të korrigjohemi e të bëjmë me sukses çlirimin nga energjitë negative.

Jemi në kushtet që kemi në opozitë që nuk të sfidon e të motivon për të shkuar në këtë drejtim. Duhet ta bëjmë vetë. Gjërat që nuk kanë shkuar siç duhet mund të shkojnë në një problem shumë të madh”, u shpreh Rama.

Rama ka sulmuar edhe presidentin Ilir Meta, ish kreun e LSI. Sipas Ramës, është larguar partia nga influenca në vendimmarrje në të gjithë administratën, ndikuar nga ish aleati në koalicion.

“Për hir të së vërtetës në një pjesë të madhe kemi arritur ta mbajmë qëndrueshmërinë e administratës duke e larguar partinë nga influenca në vendimmarrje. Ka vazhduar dhe për shkak të aleatit tonë. Më parë ne nuk kemi pasur gjë në dorë për shkak të aleatit që kishim në koalicion dhe për shkak se rrushi pa rrushin dhe u poq.

Sidoqoftë ne e kemi larguar nga influenca gjithë trupën e mësuesve, trupën e infermierëve sepse për trupën e mjekëve gjithsesi nuk ka qenë një sfidë e njëjtë si me rastet e tjera. Kemi larguar nga duart e partisë dhe influenca e partisë policinë e shtetit, trupën e mësuesve, kemi larguar trupën e infermierëve. Tani jemi në një situatë më të qëndrueshme”,  tha Rama.

Të fundit