Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: E goditi tërmeti dhe jo qeveria

Shembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: E
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për shembjen e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe për projektin e ri. Rama tha se arsyeja pse është ndërhyrë kanë qenë dëmtimet që ka marrë nga tërmeti dhe se projekti ruan strukturën ekzistuese të godinës.

“Materniteti është goditur nga tërmeti jo nga qeveria, ka raport të Institutit të Ndërtimit. Dhe gjithë ajo pjesë aty, nga pikëpamja strukturore ishte D5, e parikuperueshme. Dhe këto shqepjet janë heqje e pjesës që ishte imediatisht e rrezikshme, niveli i fundit.

E dyta. Nëse shef projektin e ri dhe shef godinën ekzistuese është e njëjta; është përsëritje e strukturës së tullave me shtesën tjetër me xham që është një shtesë për arsye utilitare, që bëhet rëndom. Dhe sigurisht që ligji e lejon patjetër dhe një monument ku ti ndërhyn për arsye strukture, se ra tërmeti dhe nevoja që e kërkon materniteti”, tha Rama në “Opinion”.

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” është shpallur monument kulture i kategorisë së dytë në vititn 2007. Shembja fillimisht e fasadës solli një reagim të gjerë në publik, të cilët e akuzuan qeverinë për shkatërrim të identitetit kulturor të vendit, duke sjellë edhe shembullin e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Të fundit