Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shembja e ndërtesave të prekura nga tërmeti, Rama debat me qytetarin skeptik: Shko pyet zyrtarin e PD

Shembja e ndërtesave të prekura nga tërmeti, Rama debat me
Kryeministri Rama nga Kombinati

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar procesin e shembjes së silikateve të vjetra, të cilat janë zbrazur nga banorët në Kombinat, pasi u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

I shoqëruar nga ministrat Arben Ahmetaj, e Belinda Balluku si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Rama debatoi me disa qytetarë që janë ndeshur me probleme të ndryshme në procesin e përfitimit të pronave të tyre pas shembjes së blloqeve me pallate.

Madje, një qytetar u shpreh skeptik, duke thënë se shtëpia e tij nuk ka pse të prishet pasi sipas tij nuk ka pësuar dëme të asaj grade.

Qytetari: Pse do ti shembni?

Rama: Shih si janë

Qytetari: Jo, s’kanë asgjë shtëpitë pra. Do të fus te shtëpia ime brenda? A ke besim të hysh te shtëpia ime.

Rama: A kanë gjë apo jo, nuk duket me sy, por me ekspertizë.

Qytetari: Po hajde pra e shohim me ekspertizë

Rama: Do marrësh një shumë më të mirë se kjo që ke.  Ajo që them unë, nuk është e mendjes time

Qytetari: Po e kujt është, e Europës?

Rama: Është një shtet i tërë që merret me këtë punë. Kush ka biznes, do marrë biznes. Ke X metra katror farmaci, aq do marrësh. Gjithë do marrin me letër me kontratë. Ku ishte ajo me 6 kurora?

Ahmetaj: Ishte në Shijak

Rama: Nëse ke tre kurorë, do marrësh tre shtëpi.

Qytetari: Joo, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Mirë, këtu do jemi gjallë. Nëse do ta mbash këtë fjalë do marrësh votat e Kombinatit. Nëse nuk ë bën, e humb Kombinatin.

Rama: Nuk e bëj unë këtë, e kemi në ligj. Shko ke kreun e PD në Farkë. e ke në fb tim, hape. Ishte një shtëpi me 4 kurora. Kanë katër shtëpi në truallin time. Shko e shihe, e thuaj është e vërtetë apo jo.

Të fundit