Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shembjet e banesave/ Banorët protestë para Kuvendit, Rama thërret tre përfaqësues në takim

Shembjet e banesave/ Banorët protestë para Kuvendit, Rama thërret

Banorët e zonës së “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit dolën sërish në protestë para Parlamentit. Kryeministri Edi Rama ka shkuar pranë tyre, ndërsa banorët janë shprehur të irrituar nga shembja e shtëpive.

Rama iu ka kërkuar që të bisedojë me një përfaqësi prej tre personash. Ai mori nënë Lizën (Liza Marku) dhe dy banorë të tjerë dhe hyri në ambientet e Kuvendit për të diskutuar.

Banorët kanë kërkuar edhe më herët që të dëgjohen nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa ky i fundit përmes replikave me komentuesit në rrjetet sociale është shprehur se banorët e kanë marrë atë që u takon dhe se askush nuk do të mbesë pa shtëpi.

Por nga ana tjetër banorët që preken nga projekti i rindërtimit dhe rikualifikimit urban thonë se shteti po i nxjerr në rrugë. Disa prej tyre pretendojnë se janë të pajisur edhe me çertifikata pronësie.

Të fundit