Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Shërbimet e Kuvendit janë refraktare", Ruçi debat me deputetët: Nuk mund t'i intimidoni dhe të bëni zhurmuesin në telefon

"Shërbimet e Kuvendit janë refraktare", Ruçi debat me
Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka debatuar me deputetët e opozitës parlamentare. Shkak i replikave janë bërë pyetjet që ata donin t'i drejtonin kreut të ILD-së, Artur Metanit lidhur me bilancin e punës që ai raportoi sot në Kuvend.

Deputeti Artur Roshi tha se nuk i është vendosur emri në listë për të folur për këtë pikë, nga shërbimet e Kuvendit, duke i akuzuar këto për mungesë reagimi.

Në këtë moment, Ruçi ka ndërhyrë, duke i kërkuar deputetëve që të mos intimidojnë shërbimet e Kuvendit dhe të mos bëjnë 'zhurmuesat' përmes telefonave.

Artur Roshi: E kisha regjistruar emrin dje tek shërbimet e Kuvendit për të folur në seancë në këtë pikë. Sot sa vij në seancë më thotë që e ka tërhequr zoti Murrizi. Unë sigurisht e kisha regjistruar në konfidencë në raportet e mia me zotin Murrizi. I them zotit Murrizi tani thotë Ok, shërbimet e Kuvendit janë refraktare dhe nuk reagojnë, nuk janë fleksibël për ta futur në listën e fjalës, kështu që do kërkoja mirëkuptimin tuaj. Nuk është se nuk e kam respektuar rregulloren.

Gramoz Ruçi: Së pari me shërbimet e Kuvendit nuk keni punë, as t’i bërtisni, as t’i trysnoni, as t’i intimidoni. Shërbimet e Kuvendit se të dëgjova që në fillim që iu drejtove shërbimeve të Kuvendit…Ju jeni deputetë, keni punë me dy veta, me drejtuesin e grupit, me grupin parlamentar ku asistoni dhe me seancën plenare, jo me shërbimet e Kuvendit.

Shërbimet e Kuvendit janë në shërbimin tënd dhe timin, dakord! Por jo t’i intimidosh, jo t’i bërtasësh, ata zbatojnë vetëm rregulloren. Ajo ka kërkuar që kryetarët e grupeve të paraqesin listën e diskutantëve sipas kohës që kanë në dispozicion dhe e kanë bërë këtë regjistrim. Në qoftë se ti nuk do jesh dakord, prandaj është seanca për ta ngritur problemin. Është fare normale që ta diskutojmë dhe t’i japim zgjidhje. Por jo të intimidohet, jo të bësh zhurmuesin me telefon, duke penguar ILD, prandaj përgatitu 5 minuta.

Të fundit