Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sherri mes mësueseve në shkollën ‘Çajupi’, reagon për herë të parë Evis Kushi

Sherri mes mësueseve në shkollën ‘Çajupi’,

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar për herë të parë lidhur me konfliktin e ndodhur disa ditë më parë në shkollën ‘Andon Zako Çajupi’.

Kujtojmë se dy mësueset u përplasën për turnet, ndërsa në konflikt u përfshimë edhe persona të tjerë duke sjellë përplasje të forta fizike mes tyre.

Pas takimit me mësuesit, Kushi shkruan se kanë bashkëbiseduar për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës.

Të gjitha profesionet janë të nderuara, por mësuesi mbetet në çdo kohë e në çdo vend figura më e dashur dhe më e respektuar për të gjithë. Vlerat që ai mbart janë të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme në mirëedukimin e fëmijëve tanë.

Nisur nga ngjarja e rëndë ku të përfshira ishin dy mësuese të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, dje zhvillova një vizitë pranë kësaj shkolle, e cila ndër vite ka spikatur përherë me talente e rezultate pozitive në çdo fushë.

Pasi i urova fillimisht shumë suksese e mbarësi nxënësve në këtë fillim viti shkollor, bashkëbiseduam gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës”, shkruan ministrja.  

Të fundit