Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sheshi i Dropullit me emrin e babait të Mitsotakis, Rama: Jep fjalën që do vish, do jem prapë kryeministër

Sheshi i Dropullit me emrin e babait të Mitsotakis, Rama: Jep fjalën

Kryeministri Edi Rama deklaroi krah homologut grek se sheshi në Dropull do të mbajë emrin e babait të Mitsotakis dhe po ashtu një bust do të vendoset aty.

Rama këkoi nga kryeministri grek të japë fjalën se do të vijë sërish në Shqipëri për të inaguruar bustin teksa e bëri fakt të kryer se do të jetë kryeministër.

"Një shesh do të mbajë emrin e babait të kryeministrit dhe në nderim të tij, do të vendoset busti i kryeministrit. E para duhet të fitojë zgjedhjet, se mund të vijë si mik por ashtu bust nuk ka. Jep fjalën që do vish këtu për të inauguruar, se unë do jem prap kryeministër, për sheshin dhe vendosjen e bustit të babait tuaj”, tha kryeministri Rama.

 

Të fundit