Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shifrat në rritje dhe fluks pacientësh, rihapet spitali "Covid 3"

Shifrat në rritje dhe fluks pacientësh, rihapet spitali "Covid

Spitali "Covid 3" është rihapur për tu vendosur në shërbim të pacientëve me koronavirus.

Ky vendim vjen pas përkeqësimit të situatës në vendin tonë, si përpjekje për përballuar fluksin në rritje.

Ishte ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që e bëri me dije lajmin, duke shtuar se janë siguruar barnat e nevojshme, materialet mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese.

Ajo ka apeluar qytetarët që të vaksinohen, duke e cilësuar si mekanizmin thelbësor në luftën me Covid.

Prej disa ditësh rastet e reja ditore janë rreth 900, ndërsa numri i viktimave varion 3-4. Ndërkohë numri i të vaksinuarëve po shkon afro 1.5 milionë.

Numri i të shtruarëve në spitale ditët e fundit është mbi 100 pacientë, ndërsa ai rasteve aktive ka kaluar 10 mijë.

Në shtator, sikurse në muajin që lamë pas mund të vaksinohet çdo qytetar mbi 18-vjeç. Numri i vaksinave që kanë ardhur në Shqipëri shkon në mbi 1 milion e 950 mijë.

Të fundit