Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkak, menaxhimi i bregdetit/ Sandër Lleshaj pranon përplasjen me Pjerin Ndreun

Shkak, menaxhimi i bregdetit/ Sandër Lleshaj pranon përplasjen me

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar se ka patur përplasje me kryebashkiakun e PS-së në Lezhës, Pjerin Ndreu, gjatë kohës që ishte drejtues politik në qarkun e Lezhës.

Ai ka deklaruar se me kryebashkiakun socialist ka patur divergjenca, por jo konflikt të fortë. Lleshaj pranon se shkaku i përplasjes mes tyre ka qenë menaxhimi i brgdetiti.

"Me Pjerin Ndreun nuk kam patur konflikte të natyrës politike as personale. Unë kam shërbyer për një periudhë si drejtues politik në qarkun e Lezhës, kam disa standarde që nuk i thyej, ka patur divergjenca në qëndrimi, por jo konflikte. Nuk kam patur ndonjë bashkëpunim të thellë, pasi kemi qenë në pozicione të ndryshme. Kam patur divergjenca, padyshim kam patur divergjenca.

Për çfarë? Qëndrimi për menaxhimin e bregdetit. Aty kemi patur divergjenca. Unë vazhdoj të kem qëndrim ndryshë për vijën bregdetare. Mendoj që duhet t’i shërbejë publikut." tha Lleshaj në emisionin "Breaking".

Të fundit