Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkarkimi i Metës, Balla: Edhe Basha duhet të jetë me këtë nismë, t’i heqim turpin shqiptarëve

Shkarkimi i Metës, Balla: Edhe Basha duhet të jetë me
"T'ia heqim turpin vetes dhe Shqipërisë dhe t'ia lemë atij që i takon" Kështu është shprehur sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit lidhur me procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, teksa e cilësoi si detyrim moral dhe kushtetues për mazhorancën këtë nismë.

Ai i bëri thirrje dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe deputetëve demokratë të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit që t’i bashkohen kësaj iniciative për shkarkimin e presidentit.

"Çfarë thotë kushtetua: Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e populli.  Po si i drejtohet Presidenti popullit ndërkohë që përfaqëson unitetin e kombit: t'i mprehin sopatat, sfurqet, t'i kenë gati për të dielën...! 'Të kemi frikë nga Amerika se ka raketa, ka edhe Rusia, ka edhe ky koreano-veriori. Kurrë institucioni i Presidentit nuk është përdhunuar në mënyrë kaq banale së ky. Kemi pasur president që i ka shpallur luftë popullit apo president që ka shkaktuar debat për mustaqet por kurrë si ky.

Kurrë institucioni i kryetari i shtetit nuk është përdhunuar në mënyrë kaq banale nga askush më parë në këto 30 vite. Kemi pasur president që i ka shpallur luftë popullit, që ka shkaktuar debate për mustaqet e tyre, por jo kaq banalë. Presidenti shumë popullor gjerman, dha dorëheqje vetëm për një deklaratë kontroverse në një radio mbi misioni ushtarak gjerman në Afganistan. Dua të rishpreh edhe një herë sot atë që thash 3 ditë më parë në këtë foltore. S’po kërkojmë shkarkimin e Metës se kemi interes specifik se kush do të jetë pasardhësi i tij apo se duam të vendosim në pozicionin e tij një përfaqësues tonin. Rrini të qetë, nuk është ky qëllimi. Procedura për shkarkimin e tij është detyrim moral dhe kushtetutës. Për t’i hequr turpin nga vetja dhe nga e Shqipërisë, dhe për t’ja lënë turpin atij që i takon. Skandalet e Metës, makthet e tij se ShBA do ta vrasë me raketë në Malin me gropa, janë të mjaftueshëm se komandanti i forcave të Armatosura, të dalë në lirim, me urgjencë madje. Nëse ne nuk dot a bëjmë këtë shkarkim, mosveprimi ynë do të shkonte në shpërdorimin e detyrës nga ana jonë për mosheshtjen.

Mosmarrja e kësaj nisme nga ana jonë do të ishte minimalisht moskallëzim krimi. Ky është një shërbim që ne po i bëjmë dinjitetit institucional të Shqipërisë sonë. Këtë turp Shqipëria jonë kurrsesi nuk e meriton. Thirrja jonë shkon edhe për Lulzim Bashën. Tashmë PD ka në këtë sallë deputetët që garuan në listat e saj më 25 prill. Do ishte në nderin e tyre të na bashkoheshin në këtë nismë. Meta para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore ka shkelur rëndë Kushtetutën. Ai nuk ka përfaqësuar unitetin e kombit por përkundrazi ka bërë thirrje për përplasje, thirrje që ccuan deri në konflikte me armë", tha ndër të tjera Balla.

Të fundit