Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Aviacionit Civil, kush emërohet në vend të saj

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Aviacionit Civil, kush emërohet

Lirohet nga detyra Edlira Kraja, drejtoreshë ekzekutive e Autoritetit të Aviacionit Civil.

Vendimi është bërë i ditur në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave.

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Edlira Kraja, drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në VKM.

Në vend të saj, Këshilli i Ministrave firmosi emërimin e  Maksim Et’hemaj si drejtor i Aviacionit Civil.

Të fundit