Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkatërrimi i selisë së PS në Shkodër, reagon Rama: Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, e dhimbshme!

Shkatërrimi i selisë së PS në Shkodër, reagon Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi dhjetëra protestues, kryesisht të rinj shkatërruan godinën e selisë së PS në Shkodër.

Në një postim në twitter, Rama ka bërë përgjegjës opozitën, që sipas tij po përdorë minorenë si kamikazë për kate të tilla dhune.

Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!

Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë!”, shkruan Rama në twitter.

Të fundit