Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkelja e ligjit/ Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Korçë mban fjalim në takimin e PS

Shkelja e ligjit/ Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Korçë

Rilindasit nuk lënë gjë të kundërligjshme pa bërë vetëm që të mbajnë pushtetin.

Përdorin krimin, bandat, patronazhistët që të intimidojnë qytetarët që ti detyrojnë të bëhen pjesë e rilindjes dhe shfaqjeve te tyre.

Por një nga gjërat më të rënda është përdorimi i administratës shtetërore në fushatë. Është një gjë që është e përcaktuar qartë që është e ndaluar me ligj dhe është e dënueshme. Ka edhe disa task – forca të krijuara për këtë çështje. Por që janë mbyllur në zyrat e tyre e nuk kryejnë asnjë veprim.

Niko Pelshi që drejton fushatën e tij në Korçë duket qartë Drejtori Rajonal i Sigurimeve Shoqërore Ilir Bajlozi që del hapur në fushatë për Partinë Socialiste.

Në takimin elektoral të Partisë Socialiste në fshatin Dishnicë të Bashkisë Korçë, drejtori rajonal mban fjalën e tij të propagandës.

A duhet të veprojë ligji në këtë rast. Kjo nuk është thjeshtë një pyetje. Por një konstatim i hapur i shkeljes së rregullave të një fushate zgjedhore normale./ Syri

Të fundit