Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkrihet SHÇBA/ Çuçi prezanton projektiligjin për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Si do të funksionojë AMP

Shkrihet SHÇBA/ Çuçi prezanton projektiligjin për

Shërbim për Çështjet e Brendshme do të shkrihet dhe do të quhet Agjenci e Mbikëqyrjes Policore. Në ndryshim nga SHÇBA-ja, Agjencia do të ketë më shumë kompetenca dhe detyra të reja.

Projektligji i ri u prezantua ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Nga ana tjetër, opozita kërkoi që në mbledhjen e radhës për këtë çështje të ishte i pranishëm dhe drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano.

"Do jetë një Agjenci  Inteligjente për të luftuar korrupsionin dhe për të parandaluar veprimtarinë e paligjshme në radhët e subjekteve të Agjencisë. Transformimin e Agjencisë drejt një modeli më demokratik dhe institucional.

Sa i takon risive të projekt/ligjit, në radhë të parë është zgjeruar fusha e përgjegjësisë. Tashmë sot ajo që quhet SHÇBA dhe pas miratimit të ligjit do të quhet Agjenci në fushën e përgjegjësisë do të shtohen dhe subjekte të tjera si Garda e Republikës apo Shërbimi Zjarrfikës përveç Policisë së Shtetit që është deri më tani. Edhe ndryshimi i emrit ka kuptimin e vet", tha Çuçi.

Agjencia do të jetë në varësi të Ministrisë së Brendshme, por në ndryshim nga  SHÇBA, drejtuesi i së cilës emërohet dhe shkarkohet direkt nga ministri i Brendshëm, për drejtuesin e AMP-së do të vendosë kryeministri.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë si detyrë kryesore parandalimin, zbulimin dhe hetimin e shkeljeve administrative dhe veprave penale në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.

AMP do të bëjë inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e vetingut në polici. Agjencia sikurse hetuesit e BKS-së do të përdorë testin e poligrafit.

 

 

Të fundit