Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkrirja e Bordit të Transparencës, deputeti: Qeveria pati frikë se gjykata do t’i nxirrte si hajdutë

Shkrirja e Bordit të Transparencës, deputeti: Qeveria pati frikë

Deputeti demokrat, Dashnor Sula thotë se qeveria i trembet Gjykatës Kushtetuese, pasi ministrja e Ekonomisë Delinda Ibrahimaj njoftoi se Bordi i Transparencës do të shkrihet.

PD ka depozituar padi në Gjykatën Kushtetuese për shkrirjen e Bordit të Transparencës, i cili që prej marsit të vitit të kaluar, përcakton çmimet e karburanteve.

“Ministrja lajmëroi mbrëmë pezullimin e bordeve të çmimeve. Në fakt këto borde nuk duhet të ishin krijuar sepse nuk mbrojtë interesin e qytetarëve. Ato përbëhen nga biznesmenë dhe qeveritarë. Nuk ka askënd që mbron interesat e qytetarëve.

Për rreth një vit kanë futur duart çdo ditë në xhepat e qytetarëve duke ia vështirësuar atyre jetën. Qeveria do të vazhdonte ta bënte bashkë me oligarkët e naftës. Nuk do kish lajmëruar ministrja pezullimin nëse ne deputetët e PD nuk do kishim depozituar kallzimin në Gjykatën Kushtetuese.

Tani që kushtetuesja ka caktuar datën e shqyrtimit dhe me siguri do i cilësojë antikushtetues bordet dhe do i nxjerr zbuluar si hajdutë, qeveria bën lëvizje e radhës për tu fshehur”, shkruan Sula në Facebook.

Bordi ka rreth tre javë që nuk mblidhet edhe pse çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare kanë rënë ndjeshëm.

Të fundit